Marrëveshje me vende të tjera për shmangien e tatimit të dyfishtë

Nga Eduart Gjokutaj

Shqipëria aplikon sistemin e marrëveshjeve bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin, me vendet e tjera. Ky sistem bazohet në modelin standard të OECD-së dhe mbi bazën e këtij modeli kryhen negociatat për përcaktimin e modaliteteve specifike. Aktualisht Shqipëria ka Marrëveshjet Tatimore të nënshkruara me 41 shtete deri në fillim të vitit 2018. Marrëveshjet Tatimore zbatohen për tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, pavarësisht nga mënyra e vjeljes së tyre. Konsiderohen tatime mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin të gjitha tatimet e vendosura mbi të ardhurat totale, mbi kapitalin në total, ose mbi elemente të të ardhurave ose të kapitalit, të cilat detajohen si më poshtë: – tatimi mbi të ardhurat (duke përfshirë tatimfitimin e personave juridike dhe tatimin mbi të ardhurat personale); – tatimi mbi aktivitetet e biznesit të vogël; – tatimi mbi pasurinë;

Marrëveshjet Tatimore zbatohen gjithashtu për çdo tatim të njëjtë ose tepër të ngjashëm, të cilët vendosen pas datës së nënshkrimit të çdo Marrëveshjeje ekzistuese. Autoritetet kompetente të shteteve kontraktuese duhet të njoftojnë njëri-tjetrin për çdo ndryshim në legjislacionin tatimor që ka efekt në zbatimin e marrëveshjes.

Ka kufizime në lidhje me përdorimin e informacionit që sigurohet bazuar në Marrëveshje. Këto kufizime janë trajtuar në një nen të veçantë të çdo Marrëveshjeje të lidhur, zakonisht neni 26 “Shkëmbimi i Informacionit”. Ky nen sanksionon detyrimin e organeve tatimore për të shkëmbyer informacione të nevojshme për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes. Neni 26 gjithashtu sanksionon detyrimin për përdorimin konfidencial dhe ruajtjen e sekretit të këtyre informacioneve, njëlloj siç veprohet me informacionet e brendshme, në përputhje me dispozitat e legjislacionit të brendshëm.

Shtetet kontraktuese nuk janë të detyruara të japin informacione që bien në kundërshtim me legjislacionin e tyre të brendshëm. Në dispozitat e këtyre marrëveshjeve parashikohen në mënyrë të saktë detyrimet e secilës palë për shkëmbim informacioni, zakonisht neni 26 “Shkëmbimi i Informacionit” i cili sanksionon detyrimin e organeve tatimore për të shkëmbyer informacione të nevojshme për zbatimin e dispozitave të marrëveshjes. Neni 26 gjithashtu sanksionon detyrimin për përdorimin konfidencial dhe ruajtjen e sekretit të këtyre informacioneve, njëlloj siç veprohet me informacionet e brendshme, në përputhje me dispozitat e legjislacionit të brendshëm.

Shtetet kontraktuese nuk janë të detyruara të japin informacione që bien në kundërshtim me legjislacionin e tyre të brendshëm. Në qoftë se gjatë periudhës tatimore një rezident nxjerr nga burime jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë fitime apo të ardhura, tatimi mbi të ardhurat personale apo tatimi mbi fitimin, i pagueshëm nga ai rezident, lidhur me këto të ardhura apo fitime duhet të reduktohen me atë masë të tatimit të pagueshëm mbi këtë të ardhur ose fitim. Masa e tatimit të huaj të pagueshëm duhet të vërtetohet me dokument autentik, të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Reduktimi i tatimit mbi të ardhurat personale ose tatimi mbi fitimin nuk duhet të kalojë tatimin e pagueshëm mbi fitimin apo të ardhurat nga burimi i huaj, në rast se këto të ardhura realizohen në Republikën e Shqipërisë.

Në rastin e një tatimpaguesi, i cili është subjekt i tatimit mbi fitimin, çdo reduktim i tatimit, kufizohet në tatimin, që do të ishte i pagueshëm në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me fitimet apo humbjet e rezultuara nga burime në atë vend të huaj.

Reduktimi i tatimit duhet të llogaritet në mënyrë të veçantë, lidhur me çdo vend të huaj, nga i cili janë përfituar të ardhurat apo fitimet. Mënyra metodologjike jepet në Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, pika 7, “kreditimi i tatimit të huaj. Në disa marrëveshje të lidhura për shmangien e taksimit të dyfishtë (jo në të gjitha marrëveshjet e lidhura), ka një nen të veçantë (Asistenca në mbledhjen e tatimeve), lidhur me rikuperimin e tatimit. Shtetet Kontraktuese i ofrojnë ndihmë dhe asistencë njëri-tjetrit me qëllim informimin dhe mbledhjen e tatimeve së bashku me mbipagesat, shtesat, interesat, koston dhe gjobat në lidhje me këto tatime. Republika e Shqipërisë me Shtetet Francë, Holandë, Belgjikë, në marrëveshjet e lidhura për eliminimin e taksimit të dyfishtë për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitali dhe shmangien e evazionit fiskal trajton me një nen të veçantë asistencën në mbledhjen e tatimeve në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin. Me kërkesë të autoritetit kompetent të një Shteti Kontraktues, autoriteti kompetent i Shtetit tjetër Kontraktues, në bazë të dispozitave ligjore dhe rregullave që aplikohen për informacionin dhe mbledhjen e tatimeve në fjalë të Shtetit të fundit, siguron informacionin dhe mbledhjen e tatimeve, siç kërkohet në Shtetin e përmendur në fillim. Kërkesat e paraqitura, mbështeten nga një kopje zyrtare e instrumentit që lejon ekzekutimin, shoqëruar aty kur duhet, nga një kopje e vendimit administrativ apo gjyqësor përfundimtar.

Në lidhje me kërkesat që janë të hapura për apelim, autoriteti kompetent i një Shteti Kontraktues, mund t’i bëjë kërkesë autoritetit kompetent të Shtetit tjetër Kontraktues, me qëllim mbrojtjen e të drejtave. Shtetet Kontraktuese nuk mund të aplikojnë masa apo mjete shtrënguese të një natyre të ndryshme nga ato që përdoren në mbledhjen e tatimeve të veta në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e tyre.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Akreditimi: Mbyllen regjistrimet, si do testohen mjekë, dentistë e farmacistë

Sa u takon kontrolleve që duhet të ushtrojnë institucionet për plotësimin ose...
Read More