Martin Schulz bëhet ministër i Jashtëm: Konfigurimi i qeverisë së re gjermane

 
 

Pas orësh të tëra bisedimesh, Gjermania duket se po shkon drejt marrëveshjes finale për një koalicion të madh.

Partitë kryesore, CDU, CSU dhe SPD kanë rënë dakord për ndarjen e ministrive.

Sipas gazetës Bild, Socialdemokratët do marrin tre ministri të rëndësishme: Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Kryetari i SPD, Martin Schulz do bëhet ministër i Jashtëm dhe do lërë drejtimin e partisë.

Shefi i CSU, Horse Seehofer pritet të bëhet ministër i Brendshëm.

CSU do të marrë edhe Ministrinë për Transportin dhe Zhvillimin.

Partisë së kancelares Angela Merkel i mbetet Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Ekonomisë.

Marrëveshja nuk mund të quhet akoma e përfunduar pasi Socialdemokratët thonë se do pyesin bazën e tyre për hyrjen në koalicion të madh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Sarah”: Një roman i pazakontë- muza e ndryshimit!

      Romani “Sarah” i autorit të njohur Alfred Peza, në...
Read More