Mashkulli ideal sipas shenjave të horoskopit…

 

Dëshironi të dini si do të jetë jeta juaj krahë një dashi, një peshoreje apo në krahë të një luani ? Hidhini një sy karakteristikave të mëposhtme dhe do të kuptoni cila shenjë është idealja për ju!

Nëse partneri juaj është ose do të jetë një dash
Ju keni në anën tuaj një njeri me ide të qarta që kupton brishtësinë dhe sensualitetin e një femre. Në asnjë moment nuk do të mërziteni me një dash, por bëni mirë që ai mos t’i dijë këto.

Nëse ju jeni me një dem
Jeta juaj do të jetë e gëzueshme. Një dem di si ta shijojë jetën. Është besnik shpesh herë dhe kokëfortë, por ëmbëlsia e tij zbut këdo që ka pranë.

Binjakët
Çdo ditë me një binjak është ndryshe. Edhe pse ndonjëherë është pak ëndërrimtar, me dëshira të mëdha për aventura kjo do t’ju bëjë mirë pasi do t’ju përfshijë në një jetë plot ngjyra shumë të larmishme.

Nëse ju jeni pranë një gaforreje
Do t’ju bëjë të ndiheni të dashuruara pa ju kërkuar asgjë në këmbim . I ëmbël dhe i zhytur në mendime, shumë i ndjeshme, ai është një mashkull që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.

Nëse ju jeni me një luan
Kjo ju bën të ndiheni të mbrojtura dhe të sigurta. Ai është një njeri i fortë, ndonjëherë pak egoist, por nuk keni çfarë bën ai është mbreti i zodiakut.

Nëse ju jeni me një virgjëreshë
Ai do të jetë gjithmonë aty për ju duke ju këshilluar dhe mbështetur në çdo kohë. Është një shoqërues i vëmendshëm dhe besnik.

I dashuri juaj është një Peshore
Të gjitha momentet e kaluara me një peshore do të jenë të paharrueshme. I qetë, ndonjëherë i humbur në mendime, krahë një peshoreje do të keni një jetë harmonike pasi gjëja e fundit që duan peshoret janë zënkat.

Nëse ju jeni me një Akrep
Është pak misterioz por është pjesë e sharmit të tij. Bashkëpunëtor dhe do t’iu dojë si i çmendur .

Nëse ju jeni me një Shigjetar
Ato që jetojnë pranë një shigjetari nuk janë në një marrëdhënie, por në një aventurë! I pëlqen të luajë dhe të argëtohet në çdo moment.

Bricjapi
Ju keni pranë jush një person me një kokë mbi supet e tij, serioz dhe i besueshëm. Ai mund t’ju përkushtohet tërësisht juve nëse ju do.

I dashuri juaj është ujor
Idealist, lideri i pambikëqyrur, i pëlqen t’ju përfshirë në betejat e tij. Nëse në një moment e ndjeni larg mos u bëni merak, gjithmonë kthehet tek ju.

Nëse ju jeni me një peshk
Ai ju mbulon me vëmendjen dhe dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë kanë luhajte humori, por mos u shqetësoni nuk ka asgjë serioze me ju.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kroaci-Angli përballen në “Luzhniki” për finalen e madhe

    Franca është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës,...
Read More