Maska me ujë orizi, ideale për fytyrën tuaj

Orizi është përbërësi i mrekullueshëm që është përdorur për 80 vitet e fundit në kozmetikë gjithandej botës. Orizi ka efekte jashtëzakonisht të dobishme për lëkurën tuaj pasi hidraton dhe zbut lëkurën dhe parandalon plakjen e parakohshme. Kjo maskë natyrale që ju sjellim më poshtë përbëhet nga orizi, mjalti dhe qumështi që sapo ta provoni, jemi të bindur se do të bëhet produkti juaj i preferuar kozmetik.

Përbërësit:

1 lugë çaji qumësht të ngrohtë
1 lugë çaji mjaltë
2 ose 3 lugë çaji oriz

Përgatitja:

Zieni 2 ose 3 lugë oriz derisa të zbutet. Kullojeni dhe vendoseni në një enë. Lajeni orizin e zier dhe shtoni 1 lugë çaji qumësht të ngrohtë. Përzieni mirë dhe shtoni 1 lugë mjaltë. Përzieni sërish mirë dhe maska e fytyrës tuaj është gati. Vendoseni pjesën tjetër të mbetur në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë për katër ditë. Kur të vendosni maskën, lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujin që ka mbetur nga orizi i zieri. Uji i orizit do të ushqejë lëkurën tuaj, do t’i japë një shkëlqim natyral dhe do ta bëjë atë të duket më e re.

Shkruar Nga
More from Revista User

Prangoset pas 3 vitesh në kërkim Genis Mëhillaj, porosiste Julian Sinanajn për vrasje me pagesë

Policia e Tiranës ka arrestuar të shpallurin në kërkim Genis Mëhillaj, i...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *