Maska që u rikthen kaçurrelave shkëlqimin dhe formën perfekte

Kaçurrelat mund të jenë një “bekim”, por nëse nuk dini të kujdeseni për to mund të shndërrohen në një “makth” ! Flokët kaçurrela mund të mos kenë nevojë të krihen çdo ditë apo të stilohen, pasi mund të rrinë vetë bukur pa u bërë asgjë, por kjo nuk do të thotë që nuk kanë nevojë për kujdes!

Produktet e gabuara, mjetet e nxehta si masha apo pjastra mund të prishë teksturën e flokëve duke i lënë këto të fundit pa shkëlqim, të thata dhe të shformuara. Maska që do t’ju japë living më poshtë, e treguar dhe përmes videos jo vetëm që do të ushqejë flokët , por do të stimulojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës duke i bërë kaçurrelat më të bukura.

Ja si ta përgatisni:
2 vezë
Vezët stimulojnë prodhimin e yndyrës për një scalp të shëndetshëm. Pa të verdhën do të ishte më mirë pasi është më e lehtë për t’u shpëlarë
Proteinat e gjendura tek vezët forcojnë folikulat e rrënjëve te flokëve dhe i japin shkëlqim.
Vaj ulliri
2 lugë gjelle kakao pluhur( parandalon këputjen e flokëve)
1 lugë gjelle kafe. Kafeina përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton rritjen e flokëve. Përziejeni mirë derisa të formohet një pastë homogjene dhe aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokur për 30 minuta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vrasja e komisar Cukut, reagon ish-kolegu: Policia të hetojë hakmarrjen…

Pas ekzekutimit të komisar Artan Cuku vetëm pak ditë më parë ka...
Read More