Maskat dhunojnë kryefamiljarin në Lezhë dhe marrin 400 mijë lekë në banesë, asnjë i identifikuar

drejtoria-e-policise-se-qarkut-lezhe

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në një fshat të Lezhës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë dhunuar fizikisht të zotin e shtëpisë, kanë marrë një sasi prej 40 mijë lekësh. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se mbrëmjen e së martës, në fshatin Markatomaj në Lezhë, është vjedhur me dhunë banesa e shtetasit me inicialet P. L., ku janë marrë 40 mijë lekë të reja.

Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se, grabitësit pasi kanë hyrë në banesë, fillimisht kanë goditur me mjet të fortë kryefamiljarin dhe më pas i kanë marrë paratë. Menjëherë pas ngjarjes, pronari i banesës është dërguar në spital, ndërsa pas ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së këtij informacioni policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikim e më pas edhe kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë. Ende nuk ka ndonje të dyshuar apo të shoqëruar në komisariat për këtë ngjarje nga ana e policisë.

Ndërsa dy ditë më parë në fashtin Bërzhitë të Tiranës, është gjetur e mbytur në banesën e saj një e moshuar e cila jetonte e vetme. Sipas policisë 77-vjeçarja Fatime Hida dyshohet se është mbytur nga persona që kanë pasur si qëllim grabitjen e saj.

Në lidhje me këtë rast janë shoqëruar disa persona si të dyshuar, por ende nuk janë ndaluar autorët e kësaj ngjarje. Ditën e djeshme ka dalë edhe përgjigjja e autopsisë e cila vërteton se e moshuara ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga një rrobë me të cilën i ishte zënë goja.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shpërthim në stacionin e trenit në Angli

Një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur dje pasi policia kishin gjetur një...
Read More