Maskat grabisin një bankë në qendër të Laçit

Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes me armë dhe maska. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në qendër të qytetit të Laçit.

Dyshohet se grabitja ka ndodhur nga dy persona të maskuar dhe me armë të cilët kanë vepruar në momentin kur është mbyllur banka. Mësohet se autorët kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda.

Nuk dihet ende sa është shumë e marrë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e grabitjes.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More