Mattis: Një ofensivë kundër kurdëve sirianë do të ishte një gabim

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis paralajmëroi sot presidentin sirian, se fillimi i një ofensive kundër forcave kurde siriane mbështetur nga SHBA-ja, të cilësuar së fundi si tradhtarë nga Bachar al-Assad, do të ishte një gabim.

“Ne kemi një linjë demarkacioni mes zonave të kontrolluara nga SHBA-ja, në lindje të Sirisë dhe ato të kontrolluara nga regjimi i Damaskut mbështetur nga Rusia, në perëndim të vendit”, deklaroi Mattis në një konferencë shtypi në Pentagon.

“Do të ishte një gabim kalimi i kësaj linje demarkacioni”, shtoi sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Assad dhe forcat kurde kanë shkëmbyer së fundi akuza të ashpra dhe të pazakonta që prej fillimit të luftës në Siri, duke rritur frikën për shpërthimin e armiqësive mes dy kampeve.

“Kur flitet për ata që quhen kurdë, nuk janë vetëm kurdët. Të gjithë ata që punojnë për llogari të një vendi të huaj, veçanërisht nën komandimin amerikan, janë tradhtarë”, theksoi Assad.

Milicët kurdë brenda Forcave Demokratike siriane (FDS) kanë arritur të mundin Shtetin Islamik në disa qytete, me ndihmën e koalicionit ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja.

Operacionet e tyre janë kryer pa koordinim me regjimin e Assad që, mbështetur nga aleati rus, ka luftuar xhihadistët në rajone të tjera të vendit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Risitë e motit, nga bora në shi…

Bora që zbardhi gjithë Shqipërinë pothuajse është shkrirë plotësisht, përveç zonave tradicionale,...
Read More