Mattis: Nuk kam njohuri se mercenarët rusë janë vrarë nga amerikanët

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, thotë se nuk ka njohuri se nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara janë vrarë dhjetëra ushtarë mercenarë rusë në Siri, megjithqë ai ka parë raporte në media për vrasjet e këtilla.

Pentagoni tha se nga sulmet në Deri al-Zor të Sirisë, javën e kaluar, janë sulmuar trupat qeveritare të Sirisë, që e kishin sulmuar një bazë të forcave amerikane dhe atyre opozitare siriane, duke i vrarë afro 100 sulmues.

“Kjo tash po raportohet në shtyp”, tha Mattis dhe ka shtuar se “nuk kam asnjë raport se disa rusë, që nuk janë ushtarë të Federatës Ruse, por kontraktorë rusë, ishin në mesin e viktimave”.

Një zdhënës i presidentit të Rusisë, VladimirPutin, po ashtu, ka thënë se nuk ka njohuri për ndonjë vrasje të rusëve në sulmin më 7 shkurt.

Por, mediat kanë raportuar se farefisi dhe kolegët e ushtarëve mercenarë rusë kanë thënë se dhjetëra rusë mund të jenë vrarë nga sulmet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nëse vazhdon te jesh mik me ish-in, njëri prej ju të dyve është psikopat

Në përgjithësi kur një marrëdhënie dashurie përfundon, nuk është e thënë që...
Read More