Matura Shtetërore: Studentët zgjedhin universitetet private

Nga të dhënat e fundit të Maturës Shtetërore shifrat tregojnë qartë që preferencat anojnë drejt universiteteve private. Shembull konkret është Universiteti Europian i Tiranës, ku këtë vit janë 25 për qind më shumë të rinjtë që kanë zgjedhur UET si institucionin e arsimit të lartë pranë të cilit duan të kryejnë studimet. 

Viti 2017, shënon edhe 15-vjetorin e hapjes së universiteteve private në Shqipëri, pasi politikani dhe ekonomisti me ide të qarta liberale, Gramoz Pashko, më 2002–shin themeloi Universitetin e New York-ut në Tiranë. Me legjitimimin e tyre, rritjen e kapaciteteve të mësimdhënies, standardeve dhe infrastrukturës jo vetëm që hynë në konkurrim me institucionet shtetërore në tregun e arsimit të lartë, por sot të rinjtë preferojnë dhe zgjedhin më shumë studimet në universitetet private. Nga të dhënat e fundit të Maturës Shtetërore shifrat tregojnë qartë që preferencat anojnë drejt universiteteve private. Shembull konkret është Universiteti Europian i Tiranës, ku këtë vit janë 25 për qind më shumë të rinjtë që kanë zgjedhur UET si institucionin e arsimit të lartë pranë të cilit duan të kryejnë studimet. Janë 1769 kandidatë që kanë aplikuar duke zgjedhur Universitetin Europian të Tiranës dhe 2862 aplikime, shifër që tregon se shumë prej tyre kanë zgjedhur më shumë se sa një degë në UET.

Edhe pse tarifat e shkollimit në Institucionet Private të Arsimit të Lartë janë thuajse 10 herë më të larta se ato të institucioneve shtetërore, duket se si të rinjtë ashtu edhe prindërit, priren drejt cilësisë edhe me koston e të paguarit më shumë për të ardhmen e tyre.

Siguri për cilësinë janë bërë edhe proceset e vazhdueshme të akreditimit apo vlerësimit nga agjenci të huaja.

Ligji i ri i Arsimit të lartë ka ndryshuar mënyrat e Maturës Shtetërore në aplikimin për preferencat e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Portali është i njëjtë si për ato shtetërore dhe ato private. Kuotat këtë vit janë vendosur sipas kapaciteteve të IAL-ve. Këtë vit ngjan se kriteret janë më të qarta për maturantët që kanë të drejtë që të zgjedhin deri në dhjetë degë të preferuara dhe më pas në procesin e dytë, pas përzgjedhjes, kryhen regjistrimet. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Arsimit, kujtdo maturanti që ka mesataren mbi 6, i lind e drejta e ndjekjes së studimeve të larta. “Maturantët përgjatë gjithë vitit arsimor janë njohur mbi kriteret dhe mënyrën e aplikimit dhe ndryshe nga një vit më parë fituesi mund të çregjistrohet nëse heq dorë nga zgjedhja e tij e parë.Ata do të kenë mundësinë e çregjistrimit, do të kenë mundësi riaplikimi vetëm në raundin e dytë. Sigurisht që në raundin e dytë duhet të bëjnë llogaritë shumë mirë, si qëndrojnë shanset për të fituar”.

Universiteti Europian i Tiranës këtë vit është zgjedhur dukshëm disa herë më shumë se vitin e kaluar.

Kjo tendencë, ku të rinjtë preferojnë universitetet private, ku tarifa më të larta përkthehet në kushte më të mira, cilësi studimi dhe diplomë që merr vlerë në tregun e punës, shihet qartë jo vetëm në vendin tonë, por thuajse në të gjitha shtetet e Europës Juglindore, ku megjithëse arsimi është parë si një e mirë publike tradicionalisht, më shumë se 30 për qind e studentëve në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore janë regjistruar aktualisht në institucione private. Shpesh studentët gjejnë në institucionet e arsimit të lartë privat degë dhe disiplina të reja që kërkohen nga tregu aktual i punës –ndryshe nga sektori publik që mbetet ende konservator në ofertat e tij të studimeve –dhe infrastruktura është më e mirë në sektorin privat, ndërsa ato publike janë të tejmbushura dhe nuk kanë kapacitetet për të plotësuar kërkesën e studentëve.

Megjithatë, duke qenë që tregu i arsimit të lartë është maturuar gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, shumë shtete kanë filluar të prezantojnë ligje më të rrepta akreditimi, gjë që në Shqipëri çoi në mbylljen e shumë universiteteve private, duke mbijetuar ata më cilësorët.

Regjistrimet pranë institucioneve të arsimit të lartë për të gjithë kandidatët çelen më 28 gusht, ndërsa raundi i dytë i Maturës Shtetërore nis në shtator.

Edhe ato pak probleme që lindën vitin e kaluar me maturantët në procesin e ri është punuar që të minimizohet çdo paqartësi, duke iu dhënë mundësi maturantëve që të ndjekin studimet, por edhe pasur shanse që të riaplikojnë në faza të ndryshme. Raundi i parë i regjistrimeve zgjat 14 ditë dhe ka 7 minifaza 48 orëshe. Ndërsa raundi i dytë fillon në 15 shtator kur maturanti mund të riaplikojë, duke zgjedhur edhe programe të tjera të ndryshme nga raundi i parë. Pas kësaj date mund të aplikojnë edhe ata që kanë marrë provimet e maturës në vjeshtë apo të tjerë të cilët kanë mbaruar maturën në një vend jashtë Shqipërisë. Nga data 1 tetor deri më 14, të gjithë maturantët që janë shpallur fitues mund të regjistrohen. Ministria e Arsimit në bashkëpunim edhe me universitetet në vend ka hartuar kriteret duke përcaktuar edhe numrin e studentëve për çdo degë, gjithashtu edhe duke iu dhënë mundësinë maturantëve më të mirë për të pasur të drejtën e përzgjedhjes. Specialistë të Ministrisë së Arsimit shprehen se e rëndësishme në këtë proces është që çdo maturanti që plotëson kriteret t’i ofrohet mundësia e të qenit i barabartë dhe përzgjedhja e listave fituese në çdo fakultet kryhet sipas meritës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Shtetëror dhe fetar mund të jetë partikulariteti, jo universiteti!

Nga Klementin Mile Ndërsa këto ditë po debatohet intensivisht për Akademinë e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.