May: Trump më sugjeroi të padisja BE-në dhe jo të negocioja për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May zbuloi sot një sugjerim të çuditshëm që i kishte bërë presidenti amerikan, Donald Trump për të realizuar me sukses Brexit-in, të padiste Bashkimin Europian.

“Ai më ka thënë se duhet të padisja Bashkimin Europian. Nuk duhet të shkoja në negociata, por ta çoja para drejtësisë”, deklaroi konservatorja në emisionin politik të së dielës “The Andrew Marr Show”, në BBC.

“Por në fakt, jo, do të negocioj”, shtoi kryeministrja.

May iu përgjigj një pyetjeje rreth deklaratës së presidentit amerikan gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të premten në Londër.

Të premten, presidenti amerikan tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se i kishte dhënë bashkëbisedueses së tij një sugjerim, por ajo e kishte konsideruar shumë të ashpër.

I pyetur nga BBC-ja se cili ishte ky sugjerim, May u përgjigj: “Më tha se duhet të padisja BE-në dhe jo të negocioja me të”.

May, sidoqoftë i doli në mbrojtje planit të saj për “Brexit”-in dhe u kërkoi kritikëve ta mbështesin atë.

Ajo tha se plani do ta lejonte Britaninë e Madhe të lidhte marrëveshje tregtare me vende të tjera, do t’i jepte fund lëvizjes së lirë të njerëzve dhe juridiksionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Në një intervistë për tabloidin “The Sun”, Donald Trump kishte konfirmuar se po të ishte në vend të Theresa May-t, do të kishte negociuar ndryshe, shkruan atsh.

“I bëra të ditur Theresa May-t se si do të veproja, po ajo nuk ishte dakord”, deklaroi ai duke shtuar se ajo ishte angazhuar në një rrugë që nuk korrespondonte me votimin e britanikëve për një tërheqje nga BE, gjatë referendumit të vitit 2016.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sfida e Angela Merkel për Europën

Nga Joschka Fischer* Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është konsideruar ndonjëherë si...
Read More