Mazhoranca: Ulemi me opozitën, por duam propozime realiste

rama-meta_2016_06_24_22_0

Pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, mazhoranca doli me një deklaratë, ku shprehet e gatshme që të ulet me opozitën për të diskutuar për çështjen e zgjedhjeve.

Deklarata e mazhorancës vjen në ditën kur Tiranën do e vizitojë kryediplomatja e BE.

Megjithatë, mazhoranca kërkon nga opozita propozime konkrete dhe realiste për procesin zgjedhor.

“Tryeza javore e koalicionit qeverises diskutoi sot mbi axhenden e reformave dhe qendrimin e opozites parlamentare. Ne fokus te takimit ishin Reforma ne Drejtesi, procesi i Vetingut si hap i pare ne zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmeria per nje proces zgjedhor me besueshmeri te larte e transparence te plote. Koalicioni qeverises eshte i gatshem te dialogoje me opoziten per domosdoshmerine e cuarjes perpara te ketyre reformave me interes kombetar e publik, duke mirepritur edhe cdo propozim konkret dhe realist te opozites per procesin zgjedhor. Lideret e koalicionit shprehen gatishmerine per te dialoguar me perfaqesuesit e opozites ne Kuvend apo ne cdo tryeze dialogu qe eshte e deshirueshme per opoziten,” thuhet në deklaratë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrezikohen banesat në Manati, 60 zjarrfikës për shuarjen e flakëve

60 forca dhe mjete zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e një vatre...
Read More