Mbani bashkëjetesë të mbushur me romancë

Ndonjëherë bashkëjetesa e vret romancën.

Megjithatë është edhe e mundur që dhe në një situatë të tillë, të ruani shkëndijat në lidhjen tuaj.
Ka gjashtë mënyra se si bashkëjetesa mund ta vrasë romancën:

1. Përderisa teknikisht ju tani e takoni njëri-tjetrin çdo ditë, bëhet më e vështirë të kujtoni ta bëni këtë kohë që keni bashkë të ketë vlerë. Kur nuk jetonit bashkë, kur takoheshit shkëmbenit ledhatime teksa shikonit televizor, ose dilnit për një shëtitje dorë për dore e të tjera si këto. Por, qëkurse fillon të bashkëjetosh, veç kur e gjen veten duke ngrënë vetëm në një tabaka para televizorit, ose njëri në kuzhinë, tjetri në dhomën e ndenjes. Të mirat e të jetuarit bashkë janë të shumta, por mund të rrezikojë romancën tuaj.

2. T’u shpëtosh detyrave, nuk do të thotë një “jo”. Kjo është një hapësirë të cilën juve e ndani bashkë, kështu që nëse nuk kujdeseni për të në mënyrë të barabartë mund të krijojë një të çarë të vërtetë në lidhjen tuaj sepse mund të tingëllojë si një mungesë respekti. Megjithatë, nëse ai një mbrëmje nuk do të lajë enët, sepse është lodhur shumë në punë, kjo nuk do të thotë se po u shmanget detyrave të tij.

3. Duke kaluar shumë kohë me miqtë, do të thotë më pak kohë për veten tuaj. Meqë tani jetoni bashkë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të dilni në një takim si çift, diku jashtë. Nga frika se mos fyejnë miqtë e tyre apo i takojnë shumë rrallë, çiftet që bashkëjetojnë dalin në grup me miq dhe jo vetëm, sepse nuk duan që të mendojnë se ata po rrinë vetëm me njëri-tjetrin dhe i kanë harruar miqtë.

4. Rehatia është e mirë, por rehatia e tepër mund ta vrasë kohën tuaj seksi. Po, lejohet të jesh një qenie njerëzore në shtëpinë tënde, por do ama edhe një grimcë misteri (të paktën ndonjëherë). Nëse partneri yt të sheh në mënyrë të vazhdueshme të djersitur, me maska në fytyrë dhe duke gogësitur, nuk do të dukesh më si e dashura seksi me të cilën ai ka shkuar të jetojë, por si shoqja e tij e dhomës. E njëjta gjë vlen edhe për të!

5. Mos e lini seksin për nesër, ndryshe kurrë nuk do të vijë.

6. Një rutinë për gjithçka, nuk i lë vend spontanitetit. Të jetosh bashkë do të thotë të kesh plane të caktuara. Kush bën dush i pari në mëngjes, kush mund të ndjek programin e tij të preferuar në televizor, kush duhet të punojë deri vonë, kush do të gatuajë darkën. Por se keni një rutinë të nevojshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni spontanë dhe ta mbani gjallë shkëndijën e pasionit. Ai mund të vijë në shtëpi dhe të të surprizojë me një tufë me lule, teksa ti mund ta surprizosh duke gatuar një darkë për të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Yatsenyuk: Akuzat e Rusisë janë totalisht absurde

Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë,...
Read More