Mbështetësit e Tahirit mblidhen para kryesisë së Kuvendit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ishte duke hyrë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, iu është përgjigjur vetëm me një frazë të shkrurtër intersimit të mediave.

“S’keni durim të prisni 5 minuta?”, kështu iu është drejtuar Tahiri gazetarëve.

Këta të fundit i ishin drejtuar atij për të mësuar diçka më tepër rreth asaj që ish-ministri pritet të thotë në këtë mbledhje, për t’u mbrojtur pas akuzave të bëra në drejtim të tij për lidhje me trafikantë të drogës.

Ndërkohë që në kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm dhe simpatizantë të tij.

Ata i janë drejtuar me frazën: ‘Mos ki frikë o trim’.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sejko: Tregu i financiar duhet të zgjerohet, duhet zvogëluar monopoli i bankave

Pavarësisht zhvillimeve pozitive në ekono0minë shqiptare sistemi financiar, ende mbetet i dominuar...
Read More