Mbi 140 të arrestuar në Indonezi pasi ndoqën një festë homoseksualësh

homo

Policia në Indonezi arrestoi 141 burra që kanë ndjekur një festë homoseksualësh në një saunë, në kryeqytetin Xhakarta.

Policia tha se pjesëmarrësit në festë kanë përfshirë një shtetas të Britanisë dhe një të Singaporit.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm me ligjin indonezian, përveç në provincën konservatore Açeh.

Por, zëdhënësi i policisë, Raden Argo Yuwono, tha se disa prej të arrestuarve mund të akuzohen në bazë të ligjit anti-pornografi, për shkak të “veprimeve ngacmuese” në vendin e ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rritja e pagave për mjekët sipas kategorive

Qeveria ka miratuar rritjen e pagave për mjekët roje, të cilët do...
Read More