Mbi 25 mijë shqiptarë rrezikojnë të mbeten pa punë

download

Amendamentet e miratuara mbrëmjen e djeshme në Dhomën e Deputetëve në Itali rrezikojnë të zhysin njëherë e mirë sektorin e call center, në vend që ta nxjerrin nga kriza. Kështu deklaron Paolo Sarzana, zëvendëspresident i “Assocontact”, i cili thotë se nuk është aspak i kënaqur me ato që parashikon ligji i ri për operimin e shërbimit call center jashtë territorit, që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në një territor jo të Bashkimit Europian.

Ai shpreson që Senati të ndërhyjë për të modifikuar disa nene me qëllim që ligji të mos jetë në favor të zhvendosjes së aktivitetit në vendet e BE-së, siç është Rumania, në dëm të kompanive italiane tashmë të pranishme në vendet jashtë BE-së, si Shqipëria.

Kujtojmë se nëse ky ligj kalon në Senat më 6 dhejtor rrezikon 25 mijë të punësuar në 847 ndërmarrje call center në Shqipëri.

Sarzana, amendamenti përpiqet të kufizojë zhvendosjen e aktivitetit “call center” në vende jashtë BE-së për të mbrojtur përdoruesit dhe punëtorët. Pse nuk ju bind ky ligj?
Çështja është shumë më komplekse se sa kaq. Kam lexuar titujt që thonë “Stop atyre call center-ave të poshtër”, ndërkohë që kjo industri është në krizë. Ky amendament nuk është zgjidhje, rrezikon vetëm ta rëndojë më keq situatën.

Pse?
Këto amendamente me të vërtetë vështirësojnë vendosjen e call center në vende jashtë BE-së, si Shqipëria, ku flitet italisht dhe ka mjaft ndërmarrje të tilla aktive, por nga ana tjetër i hap rrugë vendosjes së aktivitetet në vende si Rumania p.sh që është pjesë e BE-së, por situata edhe atje është e keqe. Rumania dhe Shqipëria kanë të njëjtat kushte: kostoja e punës është e ulët dhe flasin italisht mirë. I vetmi ndryshim është se Rumania i përket Bashkimit Evropian dhe Shqipëria jo. Nëse kanë votuar për të mbrojtur punëtorët italianë, kjo nuk është një gjë e mirë, aktiviteti sërish do zhvendoset. Bizneset që ndodhen sot në Shqipëri nuk do kthehen në Itali, por do të shkojnë në Rumani.

Kompanitë “call center” akuzohen se zhvendosin aktivitetin jashtë Italisë, për shkak se kostoja e punës është shumë më e ulët se në Itali…
Kostoja më e ulët e punës shërben për të prodhur një marzh fitimi që të jetë në gjendje të mbulojë humbjet që kemi në Itali. Ajo që është e sigurt është se nëse rregullat hyjnë në fuqi, përpjekjet tona për të mbuluar humbjet do jenë të kota.

AMENDAMENTET
Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia. Në këtë nen thuhet: “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori Italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.

Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.

Shkruar Nga
More from Revista User

Festime të veçanta sot për 85-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit

Festë e aktivitete deri në mbrëmje do të ketë sot më 13...
Read More