Mbi 400 share në Facebook, si e bëri diferencën Berisha nga Basha

Mapo.al

“Çohu o Sal e merr fatin e popullit në dorë…/ Bravo baca Sal ti je legjenda e Shqipërisë…/ Ti je lideri…/Je gjigand…/ Je njish…/ Mirënjohje të thellë për ju, Dr.Berisha, që mbeteni i vetmi burrë shteti që lufton pa reshtur kundër neodiktaturës se bllokmenëve që, pasi grabitën votat, grabisin cdo ditë djersën e shqiptarëve të varfër!…”, janë disa nga komentet që ish-kryeministrit Sali Berisha i janë dërguar në faqen e tij në Facebook.

Berisha transmetoi Live nga Facebook-u i tij seancën pa praninë e medias.

“Ai është rrugaç… ai duhet larguar”, ishin tonet e larta të Berishës ndaj Edi Ramës.

Ai e bëri sërish diferencën, duke sjellë mbi 400 share në faqen e tij në Facebook. Fjalimi i shkurtër, por jashtë etike në Kuvend mbuloi gjithë seancën. Deputetë të PS-së iu drejtuan atij: “Rri aty mos fol”.

Rama gjithashtu iu drejtua atij.

Dhe vetë Ruçi, duke i kërkuar disa herë që të merrte fjalën: “…Berisha kini fjalën… dëshironi ta merreni… mund të flisni nga vendi”.

Jo vetëm mazhoranca. Berishës iu drejtua disa herë Monika Kryemadhi.

Flamur Noka mori zemër dhe hodhi miellin drejt Ramës, bash kur hyri Berisha. Gent Strazimiri i bënte foto nga celulari i tij po Berishës.

Po kreu i PD? Lulzim Basha qëndronte në këmbë në podium i zënë në “qark” nga deputetët e tij.

Mesazhi i tij ishte vetëm fillimi, por protagonisti që e vijoi dhe e mbylli edhe me një prononcim jashtë sallës së Kuvendit, ishte sërish Berisha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Casanova i vërtetë nuk ishte i apasionuar pas grave, por një përdhunues!

  Nga Amy Collier (Huffington Post) – Një muzeum do të hapet...
Read More