Mbi çatitë e Pragës

 

prague-23327-1366x768

Pragës po i afrohet vera e nxehtë, por ne po ju prezantojmë diçka nga magjia e saj që kapërcen stinët, vitet e madje dhe shekujt.

Absolutisht një qytet që të magjeps sapo shkel aty e që pastaj të bën të fluturosh shpesh me mendje mbi çatitë e mprehta në ngjyrë të kuqerremtë.

Keshtjella e prages

Si fillim disa nga atraksionet kryesore dhe pse lista nuk mbaron këtu…

Kështjella e Pragës

keshtjella

Monumenti kombëtar kulturor, simboli I shumë zhvillimeve të shteti çek. Që nga ndërtimi i saj në fund të shekullit të 9-të, është zhvilluar pa ndalim.

Është një kompleks monumental ndërtesash kishtare, kalash, rezidencash dhe zyrash që përfaqësojnë të gjitha stilet dhe periudhat, të rrethuara me tre kopshte që mbulojnë një hapësirë prej 45 hektarësh.

Në fillimet e saj ajo ishte rezidenca e princave dhe mbretërve të Bohemisë, po që prej vitit 1918 është selia presidenciale.

Nga nëntori në mars është e hapur çdo ditë (përveç 24 dhjetorit) nga ora 9-16.

Ura e Karlit

ura e karlit

Ura më e vjetër e Pragës dhe një nga më ikoniket është Ura e Karlit, e cila bashkon Old Toën me Malá Strana. Me ditëlindje 1347, ajo në fillim u quajt Ura e Gurtë ose Ura e Pragës, para se të merrte emrin Ura e Karlit në 1870, sipas njeriut që kërkoi ndërtimin e saj, Mbretit Karli IV.

u e charl

Në Sheshin e Qytetit të Vjetër

Ali Ertürk Copy Right

Ora Astronomike

ora astronomike

Për disa, simboli më identifikues I Pragës, Ora Astronomike e ndërtuar në fasadën e Ndërtesës së Bashkisë së Qytetit të Vjetër në Sheshin e Qytetit të Vjetër, vazhdon të tërheqë turma njerëzish që presin për të dëgjuar tringëllimën e çdo ore të kësaj structure të mahnitshme mekanike që është ndërtuar në 1410-ën.

Bashkia në Qytetin e Vjetër

old town hall

Ndërtesa e bashkisë në Qytetin e Vjetër ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e vendit.

Ndërtuar në 1338, në kohë që Mbreti Xhon I Luksenburgut I dha Qytetit të Vjetër të Pragës të drejtën për të krijuar qendrën e saj administrative, ajo ishte vendi ku George I Poděbrady u kurorëzua Mbreti I Bohemisë në 1458.

Pas Betejës së Malit të Bardhë të vitit 1620, krerët e revolucionit u burgosën këtë dhe 27 u ekzektuan para ndërtesës në 21 Qershor 1621. Është kjo historia e vjetër, e përgjakur dhe hijerëndë e kësaj ndërtese të lashë.

Lagja Hebreje dhe kodra Petřín janë disa nga destinacionet e tjera tërheqëse.

Sigurisht nuk duhet të harroni pa shijuar birrën çeke!

Czech

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prezantohet projekti për TEC me gaz në Korçë, investim privat 500 milion euro

  Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania IVICOM GmbH, organizuan prezantimin e...
Read More
CLOSE
CLOSE