Mbretëresha Elizabeth II adhururese e modës

 

Shfaqja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, në rreshtin e parë të një pasarele në javën e modës në Londër ishte krejtësisht e papritur.

Në krah të kryeredaktores së “Vogue”, Ana Wintour, monarkja 91-vjeçare ndoqi sfilatën e stilistit të ri Richard Quinn. Ky i fundit mbylli javën e modës në kryeqytetin anglez, me një koleksion shumëngjyrësh.

Në përfundim të shfaqjes, monarkja i prezantoi dizenjatorit Quinn çmimin “Mbretërsha Elizabeth II”, që – siç njoftoi “Buckingham Palace” përmes një deklarate, – është krijuar për të njohur rolin e industrisë britanike të modës në shoqëri dhe diplomaci.

Ai do t’i jepet çdo vit një stilisti të ri britanik, që shfaq talent të jashtëzakonshem dhe origjinalitet.

Londinezi Quinn themeloi kompaninë e tij në vitin 2016. Në faqen zyrtare të internetit të javës së modës në Londër thuhet se, koleksionet e tij janë të guximshme dhe pararojë.

Të hënën, monarkja ftoi dizenjatorët dhe modelet në një pritje të zhvilliar në “Buckingham Palace”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Këto ditë do publikohet eliminimi i 50 gjyqtarëve dhe 30 prokurorëve”

Nga Spartak Ngjela - Masa ekstreme që Sekretari i Shtetit amerikan Rex W....
Read More