Mbretëresha Letizia e Spanjës dëshmon se krahët e skalitur janë një çështje mbretërore!

Dielli ndriçon në Spanjë, dhe kryesisht ndriçon edhe në krahët e përkryer dhe të skalitur të mbretëreshës Letizia. Mbretëresha u përgatit për një udhëtim nga Aeroporti Barajas, duke bashkuar në paraqitjen e saj një zjarr prej bruneje me një fustan të përsosur të bardhë, i cili nxjerr në pah llojin e krahëve të tipit Michelle Obama, e cila ka marrë mbi vete misionin të frymëzojë ndjekësit,  me vizitat e saj të improvizuara kudo, për të shkuar në palestër.

Ndërsa Mbretëresha spanjolle ka qenë e njohur për veshjen e saj shume fine, por duke i mbajtur krahët e saj nën mëngë, me bluza me krahë të gjatë, kur krahët e tonifikuar të Letizias u shfaqën,  askush nuk i rezistoi të kthente kokën dhe të mahnitej.

Nga imazhi i trupit perfekt të Pippa Middleton, i cili u shfaq në pranverën e kaluar në një dasëm në Berkshire, një ngjarje që e bëri trupin e saj si një shenjë dalluese të gruas moderne mbretërore, tani kemi edhe imazhin e Mbretëreshës Letizia.

Dhe duke pasur parasysh se Letizia ka dy vajza, të moshës 10 dhe 11 vjeç, me bashkëshortin Mbretin Felipe VI, mund të themi se trupi i saj është më shumë se perfekt. Përfundimisht, Mbretëresha Letizia e Spanjës është frymëzimi juaj i ri i stërvitjeve të verës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Zoti i drogës”: Kush është Hatija dhe si u lirua?

Zhurma e arrestimit ia la vendin në pak orë lirimit të tij...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *