Mbretëresha Letizia e Spanjës zgjedh një stilist spanjoll për një darkë shtetërore

 

Mbretëresha Letizia e Spanjës u bashkua me bashkëshortin e saj Mbreti Felipe VI në përshëndetjen e presidentit të Portugalisë në një vizitë zyrtare shtetërore të tij.

Presidenti është në një vizitë tri – ditore, për të përforcuar lidhjet diplomatike, ekonomike dhe politike midis dy popujve, vizitë kjopas Mbretërorëve Spanjollë që vizituan Portugalinë në nëntor 2016.

Për drekën e mirëpritjes, Madhëria e saj mbajti një veshje të Felipe Varelës, të cilën e veshi së pari vjeshtën e kaluar.

Për darkën e shtetit në Pallatin Mbretëror, Mbretëresha Letizia zgjodhi një fustan të stolisur me perla nga dizajnerja me qendër në Madrid, Ana González, e shoqëruar nga një diademë arkivore nga Cartier.

Veshja e Madhërisë së saj, blu e mesnatës, e paraqiste shumë elegante dhe shkoi mirë me diademën e cilësisë së mirë, e cila u hartua në vitin 1920 për Mbretëreshën Victoria Eugenia të Spanjës.

Kjo është hera e parë që monarkja ka zgjedhur një veshje nga González, por kjo bie në përputhje me preferencën e saj për mbështetjen e modelistëve spanjollë. Urdhri i Krishtit në krahët e saj përfundoi pamjen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ikja nga shpella; Një syzim i natyrës njerëzore nëpërmjet gjuhës dhe mendimit

    Refleksion nëpërmjet “The Stuff of Thought” (Lënda e mendimit), të...
Read More