Mbretëresha Letizia e Spanjës zihet me vjehrrën?!

 

Mbretëresha Letizia e Spanjës është gjithmonë e gatshme që të qëndrojë e veçantë në mes të mbretëroreve.

Ajo shkëlqen gjithmonë në paraqitjet e saj si nga veshjet ashtu edhe nga paraqitja fisnike me sjellje prej mbretërorje.

Mbretëresha spanjolle dhe burri i saj, Mbreti Felipe, në angazhimet e tyre zyrtare, zakonisht, mbajnë veshje të kombinuara dhe duken aq bukur.

Por me sa duket ka edhe raste kur ajo del nga vetvetja! Dhe këtë e tregon një video që po qarkullon në rrjete.

Familja mbretërore spanjolle ndodhej në Majorca për Pashkët, aty ku Mbretëreshë Sofia ka marrë dy mbesat e saj për të pozuar për fotografët teksa ndodheshin në katedralen Palma.

Por në video shihet një moment tensioni mes Mbretëreshë Sofias dhe Mbretëreshë Letizias kur kjo e fundit përpiqet t’ja heqë dorën vjehrrës nga supi i të bijës.

Vajza e madhe, Leonor më pas i heq me forcë duart e të dyjave, e besdisur nga veprimi i tyre.

Epo besojmë se ëshë një keqkuptim…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klaudia Pepa rikthehet në Tiranë, shihni ç’bën në rrugët e qytetit

  Balerina profesioniste Klauda Pepa, e cila tashmë ka ngritur karrierën e...
Read More