Mbretëresha Rania shfaqet kaq mbretërore dhe elegante!

 Kemi shkruajtur jo pak herë për Rania Al-Abdullah, Mbretëreshën e Jordanisë.

E martuar me Mbretin aktual të Jordanisë, Abdullah bin Al-Hussein, ajo mund të konsiderohet një aktiviste e flaktë në mbrojtjen dhe mbështetjen e çeshtjeve që lidhen me arsimin, shëndetësinë, fuqizimin e komunitetit, të rinjtë, dialogun ndër-kulturor dhe mikro-financat.

Rania është e kudo gjendur. Gjithmonë në mbështetje të një kauze, veçanërisht e përkushtuar për edukimin e të rinjve, për personat në nevojë, gjithmonë duke përcjellë shpresë dhe optimizëm.

Kështu edhe ditët e para të majit ka qenë shumë aktive me takime e forume. Por qëllimi i këtij shkrimi është t’ju përcjellë një Mbretëresha Rania tejet elegante në një prej këtyre eventeve.

Mbretëresha Rania është paraqitur kaq e bukur gjatë një dreke të mbajtur për nder të donatorëve të Fondacionit të Lumenjve të Jordan, Amman, Jordani , më 8 maj.

Por, nëse dëshironi të shikoni edhe fjalimin e saj në datë 9 maj, në një tjetër forum, po jua përcjellim edhe atë.

 

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Maks Velo: Enver Hoxha e pati të lehtë të krijonte mitin e tij, e ndihmuan shumë shkrimtarët dhe artistët..

UET-PRESS botoi një ditë më parë librin “Jetë paralele”, një botim për...
Read More