Mbreti i Spanjës kërkon që Katalonja të tërhiqet nga pavarësia

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, në fjalimin e tij për Krishtlindje i ka bërë thirrje parlamentit të ri të Katalonjës që të heq dorë nga lëvizjet e mëtejshme kah pavarësia nga Madridi.

“Rruga përpara nuk mund të çojë edhe njëherë në konfrontim ose përjashtim, që siç e dimë, vetëm prodhon mosmarrëveshje, paqartësi, ankth”, tha mbrëmë Felipe në një fjalim televiziv.

“Në Katalonjë, rruga duhet të mos çojë përsëri në konfrontim apo dështim”, tha mbreti 49 vjeçar.

Ky fjalim u bë disa ditë pas zgjedhjeve në Katalonjë, në të cilat partitë separatiste fituan me një shumicë të ngushtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

100 drejtues kompanish teknologjike paralajmërojnë shkatërrimin e botës, nga robotët ushtarak

Bota është në rrezik, nuk kemi shumë kohë për të vepruar. Me...
Read More