Mbyllet Ambasada Amerikane në Gana, godina ishte false

161204152508-02-fake-american-embassy-ghana-exlarge-169

Godina e Ambasadës Amerikane në Gana kishte valëviste flamurin amerikan dhe kishte të varur në mur një foto të Presidentit Obama. Madje ajo ka lëshuar edhe viza për në SHBA prej më shumë se një dekade.

Por sipas Departamentit të Shtetit Amerikan kjo godinë ishte false dhe operonte në mënyrë ilegale.

Ky institucion lëshonte viza të falsifikuara si dhe dokumente të tjera identifikimi false. Gjatë mbikëqyrjes që i është bërë është zbuluar rrjeti i krimit ganez në të cilin përfshihet edhe zyrtarë të korruptuar.

Selia e saj ishte në kryeqytetin Akra dhe operonte tri ditë në javë.

Në deklaratën e tij departamenti i shtetit nuk tha se sa njerëz mund të kenë hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme duke përdorur dokumentacionin e lëshuar nga rrjeti i krimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sherr me thika, plagoset elektriçisti në Vlorë

Një elektriçist është plagosur me thikë në fshatin Kotë të Vlorës. Ngjarja...
Read More