Mbyllet kulla Eifel prej grevës së punonjësve

skip-the-line-eiffel-tower-tour-and-summit-access-in-paris-296015

Kulla Eifel në Paris, normalisht e hapur çdo ditë të vitit, u mbyll të martën prej grevës së punonjësve të saj për rrogat dhe kushtet e punës. Kompania menaxhuese e kullës, SETE, u kërkoi dje falje vizitorëve dhe tha se po vazhdojnë negociatat me stafin për arritjen e kompromisit dhe rihapjen e atraksionit të rëndësishëm të kryeqytetit.

Një zyrtar i sindikatës tha se vendimi për grevën erdhi menjëherë pas takimit të së martës në mëngjes mes tyre dhe drejtuesve. Lajmi vjen në një kohë kur Parisi po përpiqet me çdo mjet të rivitalizojë turizmin e tij pas një serie sulmesh terroriste dhe valës së përmbytjeve vitin e kaluar. Raportimet për ajër të ndotur dhe grevat e grupeve punëtore kanë dëmtuar gjithashtu sektorin e rëndësishëm të turizmit.

Monumenti i shekullit të 19-të vizitohet çdo vit nga miliona njerëz që ngjiten në lartësinë e tij 276 metra, për të parë panoramën e Qytetit të Dritave.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE bën thirrje ndaj tensioneve Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe ekipi i saj...
Read More