Mbyllet protesta, Basha: Nuk do ndalemi! Kënga hit për Ramën dhe pse ai kërkoi falje për veriorët..

Pavarësisht se ishte lajmëruar se do mbyllej në orën 13:00, rreth një orë më herët, opozita e mbylli protestën e saj në disa akse të rëndësishme të vendit.

Katër akset e bllokuara u liruan pak pas orës 12:00.

Përpara se të liroheshin, kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një fjalim.

Ai tha se ky është vetëm fillimi dhe se opozita nuk do ndalet.

Të tjerë eksponentë të opozitës thanë se nuk do ndalen deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“E kam dëgjuar që kur i ka punët ngushtë bën sikur tërhiqet dhe më pas godet. Liro kuksianët. Hiq taksën e Rrugës së Kombit. Anulo kocensionin. Do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale dhe do të kthejmë drejtësinë e pakapur,” tha Basha.

Pasi dëgjuan himnin e flamurit, protestuesit u shpërndanë paqësisht.

Opozita nuk ka lajmëruar se kur do jetë protesta e radhës.

Mosbindja civile nisi në oren 10:00 u mbyll rreth orës 12:11.

Protestuesit bllokuan kryqëzimet në Vorë, Milot e Çermë e Bradashesh.

Duket se zemërimi nuk ka gjetur vend vetëm në zonën e Kukësit.

Shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar në trafik për shkak të protestës së opozitës.

Por shumica e tyre nuk duken aspak të irrituar.

Madje thonë se përkrahin protestën.

“Na mbyti në taksa. Përkrah protestën dhe do rri këtu me orë të tëra,” tha një shofer për News24.

Një tjetër tha se ka mbetur pa punë sot, por e përkrah opozitën. Ai tha se paratë e ditës së humbur të punës ia kërkon kryeministrit Edi Rama.

Një protestues nga ana e tij ka kënduar një parodi për qeverinë në Lushnje.

Videoja e tij po përhapet me shpejtësi në rrjet.

 Pse Rama kërkoi falje për veriorët..?

Ishte viti 2015 dhe Edi Rama kishte pak kohë që kishte ardhur në pushtet si kryeministër.

Një fjalim i tij në Vlorë shkaktoi jo pak zemërim në rrjetet sociale.

Ai tha se bregdetin e jugut e kanë zaptuar ‘alpinët e zbritur nga veriu’.

Fyerja e rëndë në fakt kaloi pa shumë bujë në mediat tradicionale.

Por deklarata e tij për ‘alpinët e Saliut’ duket se ka lënë gjurmë dhe të enjten, Rama kërkoi falje për atë shprehje.

Arsyeja?

Së fundmi në rrjetet sociale po spekulohet se kryeministri Edi Rama po e ofendon sërish veriun, kur u thotë ‘barbarë dhe vandalë’ pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Një gjë vetëm dua t’u them kuksianëve, tropojanëve, hasjanëve, por edhe të gjithë shqiptarëve. Kemi një kulturë politike të mishëruar tek opozita e sotme, që synon të prekë njerëzit në forma nga më të përçudnuara. Shpeshherë Saliu i pari, por dhe të tjerët, i fryjnë këtyre dasive, jo tha ai kështu, e jo tha ai kështu.

Njësoj si gangot që fusin në sherr gjithë lagjen. Ai tha kështu e ai tha ashtu. Unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë të hesht e të mos reagoj përpara budallallëkut e injorancës. Dhe kur budallallëku dhe injoranca bashkohen, është kulmi. Ndonjëherë unë them diçka më shumë se ç’duhet, por asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, asnjë, që nga Tropoja deri në Konispol. Kurrë! Kurrë!

Faji im që kur thashë atëherë alpinët, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmani dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im që thashë ‘alpin’! Një mënyrë që sipas meje ishte ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë. Ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman. Drejtësia!” tha Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zjarrfikëse si Norvegjezja Gunn Narten…

Norvegjezja Gunn Narten u bë një ndjesi në internet pas përdoruesve të...
Read More