Mbyllja e shkollave nga i ftohti e gripi, merret vendimi, ja kur do zëvendësohen orët e mësimit

ministria-e-arsimit

Në muajin mars do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq.

Deklarata është bërë nga Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se situata po menaxhohet nga ministria e Arsimit.

Gjini: “Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve të humbura mësimore. Nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhiohet me sukses nga ministria e Arsimit”
Me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë, shkollat, çerdhet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në vend dhe motit të keq.

Urdhëri për mbylljen e shkollave është dhënë deri në datën 16 janar, por kjo do të varet edhe nga situata e motit.

Shkruar Nga
More from Revista User

6 veprimet e përditshme që i japin fund çdo martese!

“Nuk është mungesa e dashurisë por mungesa e miqësisë ajo që i...
Read More