McAllister: Jeni në rrezik jo vetëm nga ndikimi rus, por edhe ai turk

 

Eurodeputeti dhe politikani gjerman me ndikim, David McAllister i është rikthyer sërish çështjes së rajonit tonë.

I njohur në Shqipëri për negociatat mes PD dhe PS për zgjidhjen e krizës së një viti më parë, ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Welt”.

McAllister thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të afrohet më shumë me Bashkimin Europian.

“Nëse njerëzit e ndjejnë këtë, atëherë rritet edhe gatishmëria për reforma,”tha ai.

Edhe pse e pranon se vende si Bosnja janë vite drite larg BE-së, ai thotë se Bashkimi Europian duhet të veprojë me shpejtësi.

McAllister tha se kjo nuk është një arsye për t’u tërhequr nga rajoni.

“Nëse ne e bëjmë këtë, të tjera vende do e mbushin këtë hapësirë. Ato madje janë pjesërisht të pranishme”.

Sipas tij, po shtohet ndikimi i vendeve të huaja në rajon.

Mes tyre ai thekson sidomos Rusinë dhe Turqinë.

“Rusia ka zgjeruar praninë e saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Ajo po kërkon që të ndikojë në mënyrë selektive përmes fushatave të dizinformimit,”tha ai.

Ai thotë se edhe Kina dhe vendet e Gjirit po përpiqen që të ndërhyjnë në rajon.

Sa i përket vitit 2025 si datë e mundshme zgjerimi, McAllister thotë se vendet duhet të punojnë për të plotësuar kushtet, sidomos në fushën e drejtësisë dhe rendit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha e Shqiptarëve, Geraldinë.

    Mbretëresha Geraldinë më vonë Nëna Mbretëreshë Geraldinë ose Kontesha Géraldine...
Read More