Me 12 plagë: Si u masakrua deri në vdekje i riu në Tiranë

Një person rreth 30-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ‘Misto Mame’ në kryeqytet, ndërsa viktima është identifikuar si Holti Hajdari, 30 vjeç. 

“BalkanWeb” raporton se pas një konflikti me një person, 30-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes si dhe autori, i cili është larguar pas krimit. Policia vijon hetimet.

Detaje të reja nga vrasja me thikë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Misto Mames në kryeqytet.

Sipas Fax News Holti Hajdari ka marrë rreth 12 plagë nga plagosja me thikë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e traumës 30-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm në spital.

Ndërkohë që policia thotë se ka identifikuar dhe personin që ka qëlluar mbi të dhe ka nisur punën për kapjen e tij. Autori dyshohet të jetë një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet M.S.

Hajdari ka qenë duke hyrë në banesën e tij në momentin kur është qëlluar 12 herë me thikë nga 25 vjeçari. Kjo është ngjarja e dytë që ka tronditur kryeqytetin pas vdekjes ende në rrethana të paqarta të një 13-vjeçare në banesën e saj në Babrru.

Ajo dyshohet se është qëlluar me thikë nga një prej familjarëve të saj, të cilët rezultojnë të jenë shurdhmemec, çka e bën më të vështirë zbulimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë së Tiranës për ngjarjen e ndodhur:

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin  H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dieta në çift, pse është më e lehtë të humbësh peshë…

    Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese....
Read More