“Më gjeni një trajner!”, Nisin audicionet për pasardhësin e Panuçit


 
 

Vip Sport ka mësuar se FSHF ka nisur kontaktet me menaxherët dhe personat të cilët në të kaluarën kanë sugjeruar emra trajnerësh për stolin kuqezi. Emri i Bledar Kolës ishte vetëm i pari i një numri me CV që ka filluar të vihet mbi tavolinën e Dukës nga këta bashkëpunëtorë të tij, në përpjekjen për të korrigjuar gabimin e verës së kaluar që i ka kushtuar shumë shtrenjtë Shqipërisë e cila ka bërë shume hapa mbrapa dhe ka komplikuar rrugëtimin drejt Europianit me rënien në vazon e katërt për shortin e tij.

 

Ndarja “konsensuale” me Panuçin do të bëhet pas ndeshjes me Uellsin, kur Duka do të takohet përsëri me trajnerin për t’i komunikuar shkarkimin nga detyra ish-mbrojtësit italian i cili rezultoi të ishte një nga zgjedhjet më të papërshtatshme për stolin e kombëtares shqiptare në dy dekadat e fundit.

Prioriteti mbeten trajnerët e huaj, ndërsa CV-të do të fillojë të shqyrtohen që në javët e ardhshme, për të bërë një zgjedhje para fundit të vitit. Kjo, pasi në mars fillojnë menjëherë eliminatoret e Europianit dhe trajneri i ri nuk do të ketë shumë kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën e cila duket e shpërbërë falë epokës së drejtimit të Panuçit.

/vipsport.al/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kosova: Do vendosim taksë autostrade edhe ne, por më të ulët. Ne kemi edhe rrugë alternative

    Nga Nadie Ahmeti, Evropa e Lirë Pas vendosjes se taksës për...
Read More