Më në fund sërish të katërt së bashku, por e gjithë vëmendja te bizhuteritë e Kate dhe Meghan

Meghan Markle nuk është zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore, të paktën deri më 19 maj, por ajo u bë pjesë e Forumit të parë mbretëror në Londër për të ndihmuar shoqërinë për përballjen e sfidave të mëdha si problemet e shëndetit mendor, forcat e armatosura, edukimin e të rinjve.

1-6

Picture 1 of 3

Kjo ishte dalja e tyre e dytë, pas Krishtlindjeve, të katërt së bashku Kate, William, Meghan, Harry, dhe më shumë se cfarë ato thonin, vëmendja më e madhe ishte për të dalluar nëpërmjet qëndrimit, lëvizjve, shikimit marrëdhënien mes tyre, kryesisht mes dy kunatave, Meghan dhe Kate. Nuk i shpëtuan dot as krahasimit në pamje, e cila tregon shumë për dy nuset mbretërore.

Katë kishte zgjedhur një fustan ngjyrë lejla më mëngë të gjata e orientuar drejt modernes, që ia mbulonte dhe barkun e rrumbullakosur, e ndërsa Meghan një fustan blu të errët, më sensuale me krahët zbuluar, por ajo që të gjithëve u bëri përshtypje ishin bizhuteritë që kishin vendosur. Nusja e madhe kishte plotësuar veshjen e saj me një orë argjendi, e ndërsa e vogla unaza dhe byzylyk ari.

Meghan ka nisur të bëjë shpenzime të mëdha ende pa u bërë pjesë e familjes mbretërore, për Kate e dimë që vishet shtrenjtë…mbretëreshës Elisabeth iu shtua dhe një tjetër “problem“.

Shkruar Nga
More from Revista User

Legjendë urbane apo e vërtetë: Si hunda ashtu edhe mburrja

Nëse ju jeni kureshtare se çfarë është i dashuri juaj, vështrojeni hundën...
Read More