Me një qen në shtëpi më pak fëmijë alergjikë

dog

Fëmijët të cilët kanë lindur në një shtëpi që ka të paktën një kafshë shtëpiake, janë më pak alergjikë dhe janë më në formë sesa fëmijët e tjerë.

Studiuesit kanë hedhur poshtë mitin (duke shpresuar njëherë e përgjithmonë) se qentë edhe macet janë të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve.

Hulumtuesit në Fakultetin Alberta të Mjeksisë dhe Stomatologjisë , kanë publikuar në revistën shkencore ”Mircobiome”, disa nga avantazhet e të pasurit qen edhe mace në shtëpi, ku studiuesit janë shprehur se prania e kafshëve rrit nivelin e dy llojeve të mikrobeve, të cilët ulin rrezikun e alergjive dhe të obezitetit.

Ky është rezultat i një punë kërkimore 20 vjeçare. Ato kanë marrë monstrat e grupit të fëmijëve të cilët jetojnë me kafshët, 70% e të cilëve kanë qen në shtëpitë e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 1 maj 2018

Dashi Kjo dite nuk do jete shume e thjeshte për t’u jetuar...
Read More