Me sharrë kockash: Dëgjonte muzikë teksa masakronte gazetarin

 

Thirrje për lirinë e shtypit në botën arabe. Ky ishte mesazhi i artikullit të fundit të gazetarit Jamal Khashoggi, i zhdukur prej 2 tetorit në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi.

Sot ‘The Washington Post’ vendosi të botonte artikullin e tij të fundit, i cili ishte shkruar një ditë përpara se gazetari të zhdukej.

“Një artikull ku shprehet pikërisht përkushtimi dhe pasioni për lirinë në botën arabe, liri për të cilën ai dha edhe jetën,” tha redaktorja Karen Attiah.

Ishte pikërisht ajo e cila vendosi publikimin e artikullit pasi gjasat për kthimin e gazetarit janë pothuajse të pamundura.

Khashoggi shkruan: “Bota Arabe po përballet me variantin e saj të Perdes së Hekurt, të imponuar jo nga faktorët e jashtëm, por nëpërmjet forcave të brendshme të etura për pushtet”.

“Botës Arabe i duhet një version modern i medias transnacionale  në mënyrë që qytetarët të kenë mundësinë të informohen për ngjajet në botë. Ç’ka është shumë e rëndësishme është se ne duhet të garantojmë një platformë për qytetarët arabë”.

Ai përmend rastin e kolegut të tij Saleh al-Shehi, i cili vuan një dënim me burg prej 5 vjetësh për arsye se kishte kritikuar “kurorën” Saudite.

“Të tilla ngjarje nuk kanë më për pasojë një kundërpërgjigje nga komuniteti ndërkombëtar. Në fakt këto veprime sjellin ndëshkime të ndjekura nga një heshtje”.

Si rezultat, sipas tij, qeveria ka ‘dorë të lire’ në heshtjen e medias.

Jamal Khashoggi u zhduk në konsulltaën e Arabisë Saudite ne Turqi më 2 tetor. Ai pretendohet se është torturuar dhe vrarë nga agjentë sauditë për arsye të kritikave të tij ndaj famijles mbretërore në Arabi.

Sipas autoriteteve turke ekziston një regjistrim i minutave të fundit të gazetarit duke u torturuar, trupi i tij dyshohet se është shkrirë në acid.

Një skuadër vrasëse e torturoi gazetarin mu në zyrën e konsullit saudit në Stamboll. Shtatë minuta zgjati agonia e gazetarit, ndërsa ulërima e tij dëgjoheshin kudo në godinë.

Sipas dëshmitarëve, atij i kanë prerë disa gishta. Vetëm pas shtatë minutave horror, atij i injektuan një substancë të panjohur, e cila e heshti.

Ekipi që kreu vrasjen përbëhej nga 15 persona. Mes tyre edhe Muhammad al-Tubaigy, shef i Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Brendshme Saudite. Me një sharrë kockash të sjellë nga Riadi, eksperti e masakroi gazetarin teksa ishte gjallë, mbi tavolinën e punës të konsullit. Me sa duket ky i fundit u ankua, por autorët iu përgjigjën: “Mbylle nëse do të jetosh”.

Teksa kryente krimin horror, al-Tubaigy mbante kufje në vesh. “Mund ta bëj këtë punë vetëm kur dëgjoj muzikë,” tha ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Elton John sulmon fansat në Las Vegas

  Gjatë koncerteve të tij, ka përherë fansa të cilët përpiqen të...
Read More