Më voto, të t’votoj!

Partishmëria në Eurovision po bëhet gjithnjë e më zhurmëmadhe. Në 40 vjet histori marrëveshjet e fshehta mes shteteve janë rritur dhjetëfish

The Economist

Festivali i Këngës Eurovision, finalja e 63-të e të cilit do të mbahet në Lisbonë më 12 maj, njihet për politikat e tij dhe për baladat e dobëta. Vitin e kaluar, Rusia u tërhoq kur Ukraina, vendi pritës, i mohoi hyrjen kandidates së saj, që kishte performuar në Krime pasi Rusia kishte pushtuar dhe aneksuar rajonin më 2014 –ën. Ukraina kish fituar më parë festivalin me një këngë të hareshme, rreth dëbimit të tatarëve krimeas të Josif Stalinit gjatë viteve ’40. Më 2015 –ën teksti i këngës armene shënjoi 100-vjetorin qysh prej masakrës së 1.5 milionë njerëzve, të cilën fqinjët e saj Turqia dhe Azerbajxhani refuzuan ta njohin si gjenocid.

E megjithatë, tensionet rajonale kanë pasur më pak ndikim në festival sesa çdo fenomen tjetër: blloqet konfliktuese të votimit. Një studim i botuar më 2017 –ën nga Alexander Mantzaris, Samuel Rein dhe Alexander Hopkins nga Universiteti Qendror i Floridas ka identifikuar fajtorët më të mëdhenj dhe ka treguar se kjo partishmëri është në rritje.

Autorët e përkufizojnë marrëveshjen e fshehtë si një shkëmbim pajtueshmërisht më të madh të pikëve të votimit mes dy shtetesh sesa mund të pritej vetëm nga një shpërndarje e zakonshme. Marrëdhënie të tilla kanë qenë të rralla. Pas ndarjes së historisë së festivalit në dhjetëvjeçarë, të dhënat treguan vetëm një partneritet statistikisht domethënës mes vitit 1977 dhe 1987-ës, dekada e parë, në të cilën festivali nuk e modifikoi sistemin e tij të votimit. Ajo aleancë ishte mes një çifti të pagjasë miqsh: Gjermanisë dhe Britanisë.

Qysh prej 1977-ës, numri i vendeve konkurruese është më se dyfishuar, nga 18 në 43. Numri i marrëdhënieve të fshehta për vend është rritur dhjetëfish. Një shpjegim i mundshëm i kësaj rritjeje të mprehtë është vendimi i organizatorëve më 1997 –ën për të zëvendësuar juritë e përzgjedhura, që kishin për qëllim të përfaqësonin publikun e gjerë, me votime nga telefoni për të gjithë popullsinë. Tendenca vazhdoi deri në dekadën e shkuar, edhe pasi organizatorët prezantuan juri me ekspertë të muzikës si kundërpeshë për opinionin popullor. Rrjetet më të forta janë zhvilluar mes vendeve nordike dhe mes ish-anëtareve të Bashkimit Sovjetik. Në 20 vitet e fundit, këto grupe kanë fituar 13 tituj mes tyre.

Nuk ka pasur aq lavdi për të ashtuquajturit “Pesëshja e Madhe”, të cilat kualifikohen automatikisht për finalen: Gjermania, Britania, Franca, Spanja dhe Italia. Këto vende rrallë kanë bashkëpunuar me ndonjë. Kandidatët e tyre kanë triumfuar vetëm një herë në dy dekadat e fundit, kur Lena, këngëtarja gjermane, fitoi me këngën “Satellite” më 2010 –ën dhe kanë dalë të fundit në finale në nëntë raste.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Protesta si premiera e dyshes së re opozitare, Basha-Kryemadhi

Nga Ervis Iljazaj Protesta që do të zhvillohet sot, e thirrur pothuajse...
Read More