Mediat britanike masakrojnë Shqipërinë e Panuçit: Me fanellat si Italia, ekip nën nivel

Mediat britanike kanë kritikuar lojën e Shqipërisë së Panuçit përballë Skocisë, duke e konfirmuar si një skuadër jo në nivelin e trumbetuar kohët e fundit.

E përditshmja britanike “The Guardian”, e ka cilësuar në shkrimin e saj Shqipërinë si një “kundërshtar të limituar”. Sipas saj “nuk i përket atyre që e kanë kthyer ‘Hampden Park’ një vend për t’u pasur frikë nga ekipet kundërshtare pasi nuk entuziazmoi tifozerinë. Skocia e meritoi plotësisht fitoren. Pas golit të dytë, Shqipëria nuk dukej asnjëherë ë aftë të kthehej në lojë”.

Ndërkohë, “Daily Mail” thekson më shumë faktin që Balaj nuk do të harrojë lehtë këtë natë. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan e përditshmja britanike.

“The Herald” kujton golin e famshëm të Panuçit ndaj Skocisë dhe e cilëson “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.

Sa i përket “The Sun”, ai thekson se fitoja e Skocisë ishte “bindëse” ndërsa në pjesën e parë i mungoi “cilësia para portës e si rrjedhojë edhe goli që erdhi në të dytën”. Ndërkohë, pas 2-0,  e përditshmja britanike thekson se golin e tretë e evitoi vetëm ndërhyrja në momentet e fundit e mbrojtësve shqiptarë.

/vipsport.al/

Shkruar Nga
More from Redaksia

The Guardian: Vuçiç do ta pranojë pavarësinë, marrëveshja Kosovë-Serbi brenda 6 muajsh

  Kur NATO bombardoi Serbinë në vitin 1999, Aleksandar Vuçiç, ishte ministër...
Read More