Mediat e huaja: Pak votues, të etur për zgjedhje të lira

votime-1

Situata politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 25 qershorit kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, që i kanë komentuar jo pak.

Al Jazeera shkruan për garën mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, si dy partitë më të mëdha në vend që po përpiqen të fusin vendin në Bashkimin Europian.

“Partia Socialiste që aktualisht është në pushtet në Shqipëri me shumë mundësi do të fitojë zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste mund të ketë fituar më shumë se 71 vende në parlament, por ende nuk është e sigurtë” shkruan Al Jazeera, që vuri theksin dhe tek pjesëmarrja e dobët në votime.

Në shkrim nënvizohet fakti se: “Votues të të gjitha moshave janë parë në radhë kur janë hapur qendrat e votimeve në kryeqytet, por votimi është shtyrë edhe për një orë më shumë nga pjesëmarrja e dobët. Mijëra qytetarë muslimanë, që përbëjnë 60% të popullsisë, vendosën të luten në sheshin e sapo ndërtuar në qendër të Tiranës për të shënuar fundin e muajit të Ramazanit”.

“Pas rënies së komunizmit në 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë prishur nga mashtrimet, dhuna, rezultate të manipuluara dhe rivalitet që shkon deri në urrejtje. Votuesit janë të etur për zgjedhje të lira”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Basha zhduk simbolin e PD nga fushata

Krahas sloganit “Republikë e Re”, në fushatën e Lulzim Bashës, ajo që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *