Mediat italiane: Qeveria shqiptare po lëkundet…

Ndërkohë që prokurorët shqiptarë kanë zbarkuar në Katania për hetimet mbi dosjen ‘Habilaj’, mediat italiane shkruajnë se qeveria shqiptare është duke u dridhur.

Francesco De Palo i Formiche.net shkruan se skandali rrezikon qeverinë shqiptare (me ndihmën e protestave).

“Një skandal në Shqipëri po lëkund qeverinë socialiste të Edi Ramës, me opozitën e qendrës së djathtë që ka dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, siç ka ndodhur së fundmi në Rumani dhe Armeni”.

“’Casus belli’ është bërë vëllai i një ministri, i përfshirë në trafik droge në Itali, përkundrejt sfondit të progresit që ka bërë Tirana në rrugën drejt BE”.

“Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, pak ditë më parë mbërriti vullnetarisht në Itali për të kryer dënimin e tij, por krahas kësaj çështje merr jetë edhe një zhvillim politik: ministri akuzohet që e ka mbështetur vëllain e tij, për këtë arsye është shpërndarë një audio-përgjim i një ish-trafikanti droge”.

Gazetari shkruan se përkundër këtij tensioni, një think-tank i rëndësishëm si Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Një ‘jo’ e Berlinit do të destabilizonte jo vetëm Shqipërinë, por do kishte pasoja negative në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ajo që mungon në vend është një kulturë politike që e njeh kompromisin si një element themelor të demokracisë. Në të shkuarën, kjo e ka penguar funksionimin normal të institucioneve demokratike”, thotë kjo organizatë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Së pari Amerika, ose rikthimi i fortë i realizmit në politikën amerikane!

    Nga Sander Lleshi - Miratimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të...
Read More