
Oliver Ivanoviç, lideri i ndjerë i serbëve të Kosovës, u varros në Varrezat e Reja në Beograd.
Shumë njerëz ishin të pranishëm në varrimin e tij.
Vrasja e Ivanoviç ka trazuar Ballkanin, duke shtuar frikën e një konflikti të ri.
Gazeta serbe ‘Kurir’ shkruan se një pëllumb i bardhë fluturonte gjithë kohës mbi arkivolin e Ivanoviç.
Një qytetar tha se ishte një shenjë nga Perëndia.
Policia ka ende shumë pak të dhëna për vrasjen e tij.
Ivanoviç u qëllua me gjashtë plumba pranë zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.
Mendohet se autorët u larguan me një makinë Opel, e cila u gjet e djegur më vonë.
Serbët akuzojnë shqiptarët se qëndrojnë pas këtij krimi, duke e justifikuar këtë akuzë me faktin se ata duan të spastrojnë veriun e vendit nga serbët.
Kurse shqiptarët thonë se ky është një akt i qëllimshëm i serbëve, pasi duan ta paraqesin Kosovën si një shtet të paqëndrueshëm.