Mediet e huaja: Rita Ora… një lesbike?! Kënga e Rita Orës dedikim për ishin Cara Delevingne

 

Rita Ora ka kënduar këngën e saj të re “Girls”, të premtën mbrëma.

Artistja 27 vjeçare e cila sapo ka filluar turneun e ri, ishte veshur në të kuqe në skenën e “Akademisë O2”, shkruan DailyMail.

Sipas TheSun, Ora e shkruajti “himnin seksual” duke pasur ishin e saj Cara Delevingne në mendje.

“Gjithmonë është spekuluar për marrëdhënien mes Ritës dhe Caras. Ndërkohë që ato kurrë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar diçka të tillë, andaj Rita ka lejuar patjetër që muzika e saj të flet për këtë gjë”, ka thënë një burim për mediet.

Burimi thotë që ajo ka qenë e lumtur që është diskutuar në studio influenca kryesore e modeles në këngë.

Gjatë një interviste në “People”, Rita e cila ka më shumë se një vit që është në lidhje me Andrew Watt, ka treguar se kënga ka të bëj edhe me orientimin e saj seksual.

“Unë jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh. Nuk e fsheh atë që jam, kush jam unë, nëse dëshiroj ta bëj këtë, nëse dëshiroj ta bëj atë.” tha ajo.

“Gjithmonë është spekuluar për marrëdhënien mes Ritës dhe modeles. Ato kurrë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar diçka të tillë, por dyshimet janë të mëdha”,- ka shkruar “The Sun”.

Kjo këngë e artistes 27-vjeçare u cilësua si një himn ndaj komunitetit “LGBTI”, pasi këngëtarja këndon vargjet “Unë jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh. Nuk e fsheh atë që jam, kush jam unë, nëse dëshiroj ta bëj këtë, nëse dëshiroj ta bëj atë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Messi nuk është Maradona”

Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, me të cilën ka luajtur në 3 Botërorë,...
Read More
CLOSE
CLOSE