Mediet spanjolle: Pedro Sanchez e ka “prekur” vetë realitetin e Kosovës

Pas rrëzimit nga pushteti të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, me miratimin e mocionit të mosbesimit gjatë paradites së kësaj të premteje, dhe me ardhjen e kryeopozitarit Pedro Sanchez në postin e kryeministrit, Kosova mund të ketë një “aleat” më shumë në arenën ndërkombëtare, raporton TCH.

Spanja është një prej 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rajoy refuzoi gjithashtu të ulej në të njëjtën tryezë me Thaçin gjatë samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur gjatë majit në Sofje.

Por, tashmë në karrigen e kryeministrit të Spanjës është ulur kryesocialisti Sanchez, një koleg i së njëjtës parti me Javier Solanën, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s gjatë ndërhyrjes së aleancës në Kosovë në vitin 1999 për të larguar serbët, e më vonë edhe përfaqësues i lartë i BE-së.

Sipas disa medieve spanjolle, por edhe biografisë së tij online, Pedro Sanchez raportohet të ketë punuar në Kosovë, si pjesë e misionit të OKB-së, UNMIK.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ozil, fantazisti më krijues në Europë?

    Të dhënat e “Opta Sports”, një kompani statistikash ndërkombëtare e...
Read More