Mega-operacion policor në gjithë vendin: Shumë të arrestuar, mes tyre zyrtarë e punonjës policie

Një mega operacion policor është ndërmarrë gjatë natës në disa qytete të Shqipërisë.

Ajo që ka arritur të mësojë Ora News është se në operacionin janë angazhuar të gjithë strukturat e policisë së shtetit dhe operacioni po vijon në qytetet: Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër e Korçë.

Burimet i thanë Ora News se janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetra persona dhe mes të ndaluarve mësohet se ka dhe zyrtarë dhe punonjës policie.

Nuk dihen shumë detaje lidhur me operacionin i cili është ende në zhvillim ndërsa policia është treguar tepër e rezervuar.

Informacionet tregojnë se janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale .

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ermal Telha: Masteri në Komunikim që më ndryshoi karrierën

Profil ALUMNI-UET: Ish-studenti i komunikimit në UET drejton sot një kompani shitjesh,...
Read More