Mega-projekti sekret i Trump në Moskë…

Ajo do ishte qiellgërvishtësja më e lartë në Europë dhe do mbante emrin Trump më shumë se 100 kate lart në qiellin e Moskës.

Por mega-projekti sekret “Trump World Tower Moscow” nuk u realizua kurrë.

Një investigim i Buzzfeed ka zbuluar se sa bashkëpunim të ngushtë kishin këshilltarët e presidentit të sotëm amerikan gjatë fushatës zgjedhore 2016 me kontaktet ruse.

Vetë Donald Trump informohej vazhdimisht për këtë çështje.

Në krye të përpjekjeve ishin avokati Michael Cohen dhe miku dhe tani komandanti ushtarak Felix Sater.

Në plan ishte që Trump të ndiqte personalisht fazën e fundit të ngritjes së qiellgërvishtes me presidentin Vladimir Putin.

Por projekti për ndërtesën e lartë nuk u finalizua kurrë.

Prej gati 30 vitesh, Trump kishte tentuar që t’i jepte jetë ëndrrës së tij për një qiellgërvishtëse rekord në Moskë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Beteja e madhe e futbollit Fino – Duka

  Dy kandidatët kryesorë në garën për kreun e federatës shqiptare të...
Read More