Meghan Markle: “Babai nuk do të më shoqërojë në altar”

 

A do të shoqërohet Meghan Markle nga babai i saj në altar, apo jo?

Kjo ka qenë pikëpyetja më e madhe që ka shoqëruar dasmën mbretërore mes princit Harry dhe bukuroshes amerikane, e planifikuar për këtë të shtunë.

Përgjigjen më në fund e ka dhënë nusja e dasmës, Meghan, që në një konferencë për shtyp pranoi se babai i saj nuk do ta shoqëronte në altar.

Mes lotëve ajo theksoi se babai i saj tashmë do të duhet të kujdeset për shëndetin e tij, pasi ndodhet në spital, pas një ndërhyrjeje në zemër, raporton TCH.

“Fatkeqësisht babai im nuk do të marrë pjesë në dasmën tonë. Ai do të duhet të kujdeset për shëndetin e tij, pasi ndodhet në spital, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Do të doja t’ju falënderoja shumë të gjithëve. Duhet të dini se unë me Harryn mezi presim të ndajmë ditën tonë speciale me ju, këtë të shtunë”, u shpreh 36-vjeçarja.

Ndërkohë, një tjetër detaj është zbuluar ditën e sotme dhe lidhet me faktin se Elton John do të këndojë në ceremoninë martesore të çiftit.

Këngëtari i famshëm ka kënduar edhe në ceremoninë mortore të mamasë së Harryt, princeshës Diana, ndërsa tashmë do të bëjë të njëjtën gjë në dasmën e të birit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Detajet e krimit që tronditi rajonin: Ivanoviç u qëllua me silenciator

  Vrasja e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç ka tronditur rajonin...
Read More