Meghan Markle dhe Princi Harry duken kaq të dashuruar në Londër!

Meghan Markler dhe Pinci Harry thjeshtë nuk mund të marrin mjaft nga njëri-tjetri … dhe ne nuk mund të marrim mjaft prej tyre!

Duka dhe Dukesha e Sussex bënë një tjetër paraqitje mbretërore të enjten, duke dalë nga Shtëpia e Marlborough në Londër, Angli, me buzëqeshjet më të mëdha në fytyrat e tyre.

Meghan, elegante në një veshje të ndritshme të verdhë Brandon Maxwell, që tregoi shpatullat e saj, nuk mundi t’ja ndante sytë e Harryit, pasi të dy morën pjesë në pritjen për sfidën e rinisë së Commonwealth-it.

Në një moment, ish ylli i Suits mrekullisht arriti tek burri i saj, duke e vendosur dorën e saj në krahun e tij të djathtë, ndërsa ata ishin të angazhuar në një bisedë private.

Që nga martesa e tyre në Katedralen e Shën Gjergjit më 19 maj, Meghan, 36 vjeç dhe Harry, 33, kanë bërë një numër të shfaqjeve publike së bashku dhe, duket qartë, se bukuroshja brune është duke e dashur shumë jetën e saj të re si mbretërore.

Një burim mbretëror i tha ET muajin e kaluar se dukeshës “ka qenë e shqetësuar” për të përfshirë në rolin e saj dhe për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur.

“Ajo është e gatshme të punojë sa më shumë që të jetë e mundur në sa më shumë projekte që do t’i lejojnë,” tha burimi, duke shtuar se Meghan ka të ngjarë të shpallë patronazhin e saj të parë së shpejti.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Muzgu i Angela Merkel

Ndërkohë që largimi i Angela Merkelit mund të mos jetë i afërt,...
Read More