Meghan Markle e veshur me të kuqe, por pse kjo foto po bën xhiron e botës??!!

 

Dukesha Meghan Markle bëri një hap të gabuar mode sot kur mbërriti në Tonga me një veshje të kuqe të mrekullueshme.

Daily Mail ka publikuar disa foto ku shtatzëna Meghan Markle, 37 vjeç, ende mbante etiketën e varur në fustan teksa parakalonte në tapetin e kuq nën tingujt e këngëtarëve vendas në aeroportin Fua’amotu në Nuku’alofa, kryeqytetin e vendit.

Fustani i kuq me lule sipas etiketës (që u pikas nga gazetarët) kushtonte 345 paund.

Etiketa e kthimit në fustanin e saj nuk u duk menjëherë, por më pas mbeti aty për të paktën pesë minuta ndërsa ajo po ecte në aeroport pas fluturimit prej 90 minutash nga Fixhi.

Pavarësisht këtij xhesti që zakonisht funksionon sipas parimit se “kthimet (e veshjeve) do të pranohen vetëm nëse etiketa mbetet e bashkangjitur” – dukesha dukej e ndritshme në të kuqe, duke shtrënguar duart me bashkëshortin e saj Princ Harry.

Më poshtë një tjetër foto e botuar nga Daily Mail, marrë nga Reuters:

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gënjeshtra që shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore

  Më 28 qershor 1914, trashëgimtari i fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, Arkiduka...
Read More