Meghan Markle po ndjek hapat e Princeshës Diana


Është revista e cila publikoi disa nga fotografitë ikonë të Princeshës Diana, e tani e dashura e djalit të saj duhet që po ndjek hapat e Dianas.

Meghan Markle, e dashura e Princit Harry, është paraqitur në revistën “Lifestyle” për edicionin e muajit prill, e shoqëruar nga liderët botëror që morën pjesë në samitin “One Young World” në Ottawa në tetor të 2016-ës.

Markle ka thënë që kur ishte ftuar për këtë samit ishte përgjigjur menjëherë pozitivisht.

“Iniciativa One Young World fton e rinjtë nga gjithë bota, të cilët në mënyrë aktive janë duke punuar në transformimin socio-politik për të mirë. Ata janë delegatë që flasin kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, krizave ambientaliste, çështjeve të barazive gjinore, diskriminimit dhe pa drejtësisë. Ata janë ndryshimi” ka thënë Markle.

Shkruar Nga
More from Revista User

Beteja për “Perandorinë Osmane”

Zënkat e Turqisë me Evropën janë përkeqësuar kur presidenti turk, Recep Tayyip...
Read More