Meghan Markle premton fushatë për barazi gjinore

Meghan Markle së bashku me Princin Harry morën pjesë në Forumin e Rinisë së Commonwealth. Aktorja e famshme Markle e quajtur “një kampione e madhe dhe ambasadore për gratë”, premtoi se do niste fushatë për barazinë gjinore.

Çifti mbretëror, i cili do të martohet në Windsor më 19 maj, u takua me rreth 40 udhëheqës të rinj si pjesë e Takimit të Kryetarëve të Komonvelthit të Qeverisë (CHOGM) në Londër.

Karuna Rana i tha ish-aktores Markle se, duhet të fillojë fushatën e saj për të drejtat e grave.

“Unë thashë se ajo ishte një kampione e madhe dhe ambasadore për grate, si dhe duhet të fillojë një fushatë të ‘SheForShe’”,- tha Rana.

Meghan Markle u premtoi se do mendonte për një fushatë të tillë pas ceremonisë martesore, duke filluar nga 20 maji.

Sipas BBC, Princi Harry është emëruar si ‘Ambasador Rinor i Komonvelthit’ nga Mbretëresha, por është e pazakontë për dikë që nuk është martuar ende në Familjen Mbretërore, për t’u përfshirë në një samit të profilit të lartë si “CHOGM”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

BE dënon dhunën, Iljazaj: Ja si zgjidhet tensioni i krijuar

Edhe delegacioni i BE në Shqipëri reagoi pas protestës së djeshme. Në...
Read More