Meksika i jep paralajmërim SHBA, kundër vendosjes së një tatimi të njëanshëm

luis-videgaray

Meksika ka paralajmëruar SHBA-në kundër vendosjes së një tatimi të njëanshëm për importet meksikane për të financuar ndërtimin e murit në kufi, duke thënë se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

Ministri i Jashtëm Luis Videgaray tha se qeveria mund të vendosë tarifa në të mirat e përzgjedhura nga SHBA që eksportohen nga Meksika.

Më herët presidenti amerikan Donald Trump u zotua se ndërtimi i murit do të fillojë “së shpejti, madje para afatit të përcaktuar”.

Qeveria amerikane tha se do të pranojë propozimet e projektit që muajin e ardhshëm. Agjencia amerikane e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit tha se do tu kërkojë kompanive të bëjnë propozimet “për dizenjimin dhe ndërtimin e një sërë prototipesh të strukturës së murit” rreth datës 6 mars.

Një listë e shkurtër e dizenjuesve më të mirë do të hartohet më 20 mars, pas të cilës ofertuesve do u kërkohet kostoja e ideve të tyre. Kontratat pritet të jepen nga mesi i prillit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë mund t’ju ndodhë këtë Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit

Çfarë mund t’ju ndodhë këtë Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit? [ngg_images source="galleries"...
Read More