Melania e revoltuar. Skandalet e presidentit Trump trondisin martesën

Melania duket se është lodhur nga skandalet e Donald Trump.

9-0

Picture 1 of 5

As ajo dhe as i shoqi nuk postuan asnjë mesazh me rastin e 13-vjetorit të martesës.

Burimet thonë se as nuk ka pasur një darkë romantike.

Melania ka vendosur që të anulojë udhëtimin drejt forumit të Davos me të shoqin.

Burimet thanë për revistën ‘People’ se shkak janë bërë spekulimet se Trump ka pasur një aferë me pornostaren Stormy Daniels.

Autori i librit “Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump”, Michael Wolff, thotë se edhe aktualisht, presidenti ka një aferë brenda Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Bild, bëhet fjalë për një marrëdhënie jo shumë normale mes tij dhe 42-vjeçares Hope Hicks, aktualisht drejtoreshë e komunikimit.

Edhe më herët ka pasur spekulime për jetën seksuale të presidentit, por Melania ka vendosur që të qëndrojë pranë të shoqit.

Në librin e Wolff thuhet se martesa e saj nuk është e lumtur, madje ajo ka qarë kur mësoi se Trump do bëhet president.

Ato nuk ishin lot gëzimi, shkruan Wolff.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohen foto të rralla të Marilyn Monroe

Ed Clark, fotograf i revistës së njohur “Life” ka realizuar foto të...
Read More